LAJMI I FUNDIT:

Nio lanson modelin ET7 2023 dhe atë ES6

Nio lanson modelin ET7 2023 dhe atë ES6

Nio ka lansuar sedanin elektrik Nio ET7 2023 në Panairin e Automjeteve që po mbahet në Shangai. Në të njëjtin event kompania prezantoi modelin Nio ES6 të rifreskuar dhe porositë paraprake për të dyja makinat tani janë të hapura.

Siç raportohet, Nio ET7 2023 vjen me një mori përditësimesh dhe përmirësimesh në sedanin kryesor elektrik të kompanisë. Brendësia është rafinuar dhe automjeti tani ka një konfigurim më të rehatshëm të pezullimit ajror. Çmimet fillojnë nga 66,600 dollarë për versionin me bateri 75 kWh, ndërsa opsioni 100 kWh shitet për 75,000 dollarë, transmeton Telegrafi.


Versioni i ri Signature i Nio ET7 fillon me afro 78,000 dollarë dhe siç është me të gjitha automjetet Nio, ET7 mund të blihet pa bateri. BaaS ul çmimin në 56,000 dollarë për modelet standarde dhe në 59,000 dollarë për versionin Signature. Qiraja mujore e baterive është vendosur në 142 dollarë ose 244 dollarë në varësi të madhësisë së baterisë. Sigurisht, të gjitha çmimet me kursin aktual të këmbimit.

Nio ET7 2023 vjen me një garanci 10-vjeçare pa asnjë kufizim kilometrazhi. /Telegrafi/