LAJMI I FUNDIT:

NIO ET5 i ri do të bëjë debutimin publik në Mbretërinë e Bashkuar në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood

NIO ET5 i ri do të bëjë debutimin publik në Mbretërinë e Bashkuar në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood

Festivali i Shpejtësisë së Goodwood të këtij viti do të mirëpret NIO ET5-shin e ri në Britaninë e Madhe për herë të parë. Të pranishmit e festivalit do të mund të shohin veturën elektrike tek Electric Avenue.

Edhe pse NIO nuk ka thënë ende zyrtarisht se ET5 e saj do të dalë në shitje në Mbretërinë e Bashkuar, një njoftim mbi shfaqjen e veturës në Goodwood sugjeron fuqimisht që një lansim i veturës në këtë treg është i afërt – teksa nga Auto Express shkruajnë se duke u bazuar në disa informata të brendshme nga NIO mund të sugjerohet që ET5 mund të dalë në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2025.


NIO ka një storje suksesi kohëve të fundit në Goodwood, duke vendosur rekordin e veturës së prodhimit për ngjitjen në kodër me EP9-shin e saj në vitin 2018, përcjell Telegrafi.

“Ne jemi të kënaqur që ET5 do të bëjë debutimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar, këtu në Goodwood, një lokacion që mban një vend të veçantë në historinë e markës sonë në rritje”, thotë Matt Galvin, drejtor menaxhues i NIO UK.

Tutje NIO ka konfirmuar se ET5-shi ka sensorë LIDAR me rreze ultra të gjatë dhe me rezolucion të lartë si pjesë e teknologjisë së asistencës së shoferit për të rritur aftësinë e saj autonome të drejtimit.

Pritet që çmimi i modelit “saloon” i ET5-shit të filloi nga 70 mijë euro, teksa modeli Touring mund të ketë një çmim më të lartë. /Telegrafi/