LAJMI I FUNDIT:

Nimetz fton Greqinë të ratifikojë marrëveshjen me Maqedoninë

Nimetz fton Greqinë të ratifikojë marrëveshjen me Maqedoninë

I dërguari special i OKB-së në bisedimet midis Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit, Matthew Nimety, i ka bërë thirrje Greqisë që të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës, pasi që pala e Maqedonisë i plotësoi detyrimet e saj.

Nimetz në deklaratën e tij me shkrim, që e publikoi OKB-së citon se qeveria në Shkup më 16 janar formalisht e njoftoi qeverinë në Athinë dhe atë si i dërguar special se e ka përfunduar procedurën për ndryshimin e Kushtetutës konform Marrëveshjes së Prespës, me çka do të plotësohet pjesa detyrimeve të saj.


“Pas njoftimit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë se ka përfunduar procedura për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe procedurave vendore juridike për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, sipas përcaktimeve të saj, ratifikimi vazhdon në Republikën e Greqisë. Pres me padurim që ky proces të përfundojë ashtu siç është cituar në Marrëveshje”, shkruan Nimetz.

Ai shton se OKB-ja dhe ai si ndërmjetësues edhe më tej janë të përkushtuar në procesin dhe në bashkëpunimin me të dyja palët për zgjidhjen përfundimtare të dallimeve midis tyre.

Sipas paralajmërimeve nga Athina, parlamenti në Greqi sot duhet që të fillojë procedurën për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Kryetari i Kuvendit Nikos Voutsis, deklaroi se pret që tërë procedura të përfundojë me votim deri në fund të javës.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori