LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Rrezikohet ekzistenca e pemëtarëve, duhet të zhbllokohen proceset

Nikollovski: Rrezikohet ekzistenca e pemëtarëve, duhet të zhbllokohen proceset

Deputeti i LSDM-së, Ljupço Nikollovski, sot ishte në vizitë në rajonin e Prilepit, prej ku deklaroi se fermerëve nga ky rajon duhet t’u ndihmohet për shkak se ka dëmtime të mëdha të mollave nga moti i ligë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Si deputetë nga koalicioni i LSDM-së dhe nga shumica e Kuvendit të Maqedonisë kemi vizituar këtë rajon për t’i parë nga afër problemet e pemëtarëve, pasi në dy ditët e fundit janë dëmtuar pemët dhe rrezikohet mbi 90% e prodhimeve të mollave”, deklaroi Nikollovski.


Ai gjithashtu foli edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë së re, me ç’rast theksoi se do të zgjidhen të gjitha problemet e bujqive në Maqedoni. Sipas tij, përderisa nuk do të ishte bllokuar puna e Kuvendit, deri tani bujqit do të kishin subvencione më të mëdha./Telegrafi/