LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Qëndrimet  e Zaev janë qëndrime të LSDM-së

Nikollovski: Qëndrimet  e Zaev janë qëndrime të LSDM-së

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së dhe zëvendëskryeministri për Luftimin e Korrupsionit, Ljupço Nikollovski i dha mbështetje kryeministrit dhe kreu të LSDM-së, Zoran Zaev në lidhje me qëndrimet e tij me Bullgarinë, ndërsa për ish-kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski tha se është në histori.

Përmes ‘Facebook’ ai publikisht e shpërndau qëndrimin e partisë duke theksuar se se qëndrimet e kryeministrit Zaev janë edhe qëndrime të partisë, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Këto qëndrime janë marrë në kuadër të partisë dhe nga organet e saja, këto qëndrime janë edhe qëndrime shtetërore në bazë të besimit të qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Qëndrimi i partisë, Qeverisë, kryetarit Zaev, por edhe qëndrimi i pozicionit shtetëror është se e ardhmja e Maqedonisë është në BE, dhe se maqedonasit me gjuhën e tyre hapërojnë drejt Evropës, drejt prosperitetit dhe miqësisë me gjithë fqinjët”, thekson Nikolloski.

Ai potencoi edhe pjesën ku reagohet në fjalimin e Cërvenkovskit ku thuhet se ai është histori./Telegrafi/