LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Për 11 vite shteti shkonte prapa ndërsa sot jemi shembull

Nikollovski: Për 11 vite shteti shkonte prapa ndërsa sot jemi shembull

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski në Kriva Pallankë tha se “për 11 vite shteti shkonte prapa gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së”.

Nikollovski thotë se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur procese ku në çdo raport ndërkombëtar është potencuar se nuk ka liri, nuk ka media të lira dhe se ngecim në demokraci dhe ekonmi, njofton Telegrafi Maqedoni.


“E gjithë bota ishte e shqetësuar për të ardhmen e vendit tonë. Por jam krenar që 11 vite bashkërisht luftonim me ju që ta lirojmë shtetin”, tha mes tjerash Nikollovski.

Sipas tij, sot Maqedonia e Veriut është shembull në rajon dhe se vendi po përparon të gjitha rang listat./Telegrafi/