LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Orizi do të bëhet kulturë strategjike e bujqësisë në Maqedoni

Nikollovski: Orizi do të bëhet kulturë strategjike e bujqësisë në Maqedoni
Reklama

Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski shprehu gatishmëri për takim me përfaqësues të prodhuesve të orizit, që t’i dëgjojë kërkesat të cilat i thanë ata në protestën dhe bllokadën e djeshme në rrugën magjistrale Koçan – Shtip.

Në brifingun e sotëm me gazetarë ai theksoi se mbështetja për kultivimin e orizit do të vazhdojë, ndërsa pritet të bëhet kulturë strategjike bujqësore.


“Kemi nëngrupe dhe partnerë tanë ekonomikë socialë, takohemi me të gjithë çdo ditë, personalisht nuk më është bërë asnjë kërkesë, por jemi të hapur për qytetarët. Me një sërë masash dhe politikash, ne i kushtuam rëndësi prodhimit të orizit dhe me iniciativën tonë ndryshohet legjislacioni, me qëllim që orizi të bëhet kulturë strategjike që do të blihet nga rezervat mallrave. Ne realizuam edhe premtimin kyç që u është bërë qytetarëve, që është fondi i ndërhyrjes, programi i ndërhyrjes dhe jemi i vetmi vend në rajon që e kemi atë. Të gjitha kërkesat që janë paraqitur, si për takime ashtu edhe për situata specifike, do të shqyrtohen nga unë dhe ekipi im, çdo ditë jemi në terren dhe pikërisht mbi bazën e kësaj eksperience ne propozojmë konceptin e ri”, theksoi ministri Nikollovski.

Sipas ministrit të këtij dikasteri, mbështetja për prodhuesit e orizit gjatë disa viteve të kaluara është përmirësuar seriozisht, me çka theksoi se subvencionet për një hektar janë rritur për 300 për qind, është bërë subvencion zhvillimor, me pagesë me kohë të mbështetjes financiare, ndërsa para disa ditëve ishin nënshkruar dhjetëra marrëveshje për furnizim të autokombajnave speciale.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti i saj, Karamuço: Ajo u vra sepse ka ditur një sekret shumë të madh

Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti i saj, Karamuço: Ajo u vra sepse ka ditur një sekret shumë të madh

Drejtësi
“Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore

“Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore

Drejtësi
Zbardhja e vrasjes së Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta në afërsi të vendit të krimit

Zbardhja e vrasjes së Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta në afërsi të vendit të krimit

Lajme
Familja Ademaj kërkon t'u lejohet që nesër ta rivarrosin Liridonën

Familja Ademaj kërkon t'u lejohet që nesër ta rivarrosin Liridonën

Lajme
Pacolli sqaron raportet e tij me Naim Murselin, të dyshuarin për porositjen e vrasjes së gruas së tij

Pacolli sqaron raportet e tij me Naim Murselin, të dyshuarin për porositjen e vrasjes së gruas së tij

Lajme
Çfarë diskutonte ish-prokurori Metush Biraj me Shkodran Pulajn për gjykimin për 130 kg marihuanë?

Çfarë diskutonte ish-prokurori Metush Biraj me Shkodran Pulajn për gjykimin për 130 kg marihuanë?

Drejtësi
Kalo në kategori