LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Në votime do të shkohet me maska, në fushatë nuk do të ketë tubime masive

Nikollovski: Në votime do të shkohet me maska, në fushatë nuk do të ketë tubime masive

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e detyrueshme do të jetë mbajtja e maskave dhe distancës prej dy metrave.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Ljupço Nukollovski, thotë se edhe fushata do të jetë pa tubime masive dhe respektim të masave për mbrojtje nga coronavirusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai tha se fushata do të fillojë kur të vendoset nën kontroll coronavirusi, gjegjësisht ulje e numrit të të infektuarve dhe rritje drastike e personave të shëruar.

“Fakt është që mbajtja e distancës dhe përdorimi i maskave do të bëhen përditshmëri e jona. Këto masa do të jenë të përditshme në të gjitha aktivitetet shoqërore, partiake, shtetërore”, tha Nikollovski.

Zgjedhjet parlamentare duhej të mbaheshin më 12 prill, ndërsa u shtynë për shkak të përhapjes së coronavirusit dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e të gjithë shtetit./Telegrafi/