LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Marrëveshje më të mirë do të kishte po të mos bisedonin fare Zaevi dhe Dimitrovi

Nikollovski: Marrëveshje më të mirë do të kishte po të mos bisedonin fare Zaevi dhe Dimitrovi

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski mbrëmë në një intervistë tha se në të gjithë marrëveshjen, Maqedonia është “pala e dytë”, që sipas tij është poshtërimi më i madh për një shtet.

Ai tha se duhet të ndryshohet kodet e Republikës së Maqedonisë, ata do të jenë NM ose NMK në vend të MK-së.


“Për mua me kryesorja është neni 3, nën G thuhet, pala e do të do të pranojë emrin Republika e Maqedonisë Veriore si emër zyrtar të saj, ky emër do të përdoret në të gjitha procedurat e brendshme të saj. Emri do të jetë i pakthyeshëm, Zaev prej kur pranoi emrin, emri bëhet i pandryshueshëm, që do të thotë nëse nesër një shumicë prej 81 deputetë, në një përbërje tjetër të Kuvendit, që do të donin të ndryshonin emrin përsëri në Republika e Maqedonisë, nuk do të mundet ta bëjnë sepse duhet që Greqia të pajtohet me atë. Do të duhet të arrihet një marrëveshje e re, deklaroi Nikollovski.

Ai tha se marrëveshja nuk ka garanci ndërkombëtare, dhe nëse njëra nga palët, pa dallim Maqedonia ose Greqia nuk e respekton nuk ka fuqi që mund të ndërhyjë, duke thënë se kjo marrëveshje për dallim nga marrëveshjet tjera nuk ka afat të skadimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aq keqe është marrëveshja që kanë nënshkruar tanët, ata që marrin vesh nga e drejta ndërkombëtare do ta kuptojnë këtë. Të mos bisedonim do të kishim marrëveshje më të mirë, deklaroi Nikollovski.

Nikollovski tha se sipas informacioneve që ka ai, mbi 60 avokatë dhe ekspertë grek të drejtës ndërkombëtare janë angazhuar të përpunojnë këtë marrëveshje, kurse nga ana maqedonase ka pasurvetëm një, dhe për këtë shkak marrëveshja është siç është.

Kjo marrëveshje ka obligime të shumta për Maqedoninë dhe vetëm një detyrim për Greqinë. Detyrimet e Maqedonisë janë shumë, për Greqinë është njëra, edhe ajo mos pengimi i Maqedonisë në BE dhe NATO”, deklaroi Nikollovski./Telegrafi/