LAJMI I FUNDIT:

Nikollovska: Përfundoi debati për Rregulloren, do ta votojmë javën e arhdhsme

Nikollovska: Përfundoi debati për Rregulloren, do ta votojmë javën e arhdhsme

Kryetarja e grupit punues për përgatitjen e Propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës dhe ish-gjyqtarja, Margarita Caca Nikollovska, pas përfundimit të seancës së sotme të grupit, u shpreh se në seancën e sotme është biseduar për Rregulloren dhe metodologjinë e punës.

“E shqyrtuan Rregulloren dhe e përfunduam, kurse të premten do ta votojmë. Kjo ishte përmbajtja e seancës së sotme”, u shpreh Nikollovska pas përfundimit të seancës.


Në lidhje me deklaratat nga Qeveria se deri në fund të muajit maj pritet të bëhet publik teksti për ndryshimet kushtetuese, ajo tha se nuk është koha për të spekuluar rreth kësaj teme.

“Komisioni është i përbërë nga 23 anëtarë, secili nga ne ka për të thënë dhe ka të drejtë. E gjithë kjo duhet të shqyrtohet dhe më pas të shkojë me draftimin e propozim-amendamentit”, u shpreh Caca Nikollovska./Telegrafi/