LAJMI I FUNDIT:

Nikollovska paralajmëron punë intensive për propozimin për nismën për ndryshimet kushtetuese

Nikollovska paralajmëron punë intensive për propozimin për nismën për ndryshimet kushtetuese

Grupi i punës për draftin e nismës për nevojën për ndryshime kushtetuese sot mbajti mbledhje në të cilën u diskutua për Rregulloren, metodologjinë dhe mënyrën e punës. Takimi i ardhshëm është caktuar për të enjten, ndërsa paralajmërohet intensifikimi i tij në periudhën e ardhshme.

Kryetarja e grupit të punës, ish gjykatësja Margarita Caca Nikollovska deklaroi se po përgatitet rregullore e punës, ndërsa kjo do të vazhdojë edhe në takimin e ardhshëm.


“Së pari, tani jemi duke punuar për rregulloren e grupit të punës. Në pjesën tjetër sigurisht që do të merremi edhe me metodologjinë e punës, por më e rëndësishmja është që të gjithë aktivitetin ta vendosim në atë që nënkuptohet me propozimin për fillimin e kësaj pune. Nesër, pasnesër, me siguri do të keni mundësinë të shihni zgjidhjet, si dhe dokumentet dhe konkluzionet e mëparshme të Qeverisë, konkluzionet dhe vendimet e Kuvendit që kanë të bëjnë me gjithçka që është thënë më parë nga BE-ja, për gjithçka që në një farë mënyre tregon nevojën për ndryshime”, tha Nikollovska

Kryetarja e grupit të punës thotë se afat nuk iu është dhënë, por do të punohet në nismën.

Nikollovska tha se informacioni se përveç përfshirjes së bullgarëve dhe bashkësive të tjera më të vogla në Preambulë, ajo do të pasurohet edhe me narrativë për të vërtetuar identitetin e kombit maqedonas dhe rrënjët e gjuhës maqedonase janë spekulime.

Në lidhje me anëtarët e grupit dhe bojkotit të VMRO-DPMNE-së opozitare, ish gjykatësja thotë se “ajo që është me rëndësi që ta dinë qytetarët, se të gjithëve u ishte ofruar që të jenë pjesë e kësaj pune.

“Fakti që disa parti politike dhe persona të caktuar nuk kanë pranuar të jenë anëtarë, apo nuk kanë pranuar të jenë pjesë e grupit punues përmes partive politike, është problem i tyre. Është për të ardhur keq që ata nuk duan të marrin pjesë në punën ku mund të kenë argumentet, sugjerimet e tyre etj, t’i prezantojë dhe t’i bëjë të ditur publikut se çfarë thanë disa, çfarë thanë të tjerët. Por ata zgjodhën një mënyrë tjetër të veprimtarisë, e cila, sipas meje, nuk është e drejtë dhe e cila nuk mund të çojë në atë që do të thotë prezantim efektiv publik i gjërave dhe, në anën tjetër, prezantim i argumenteve”, thotë Nikollovska.

Sipas saj, argumentet janë forca më e madhe e çdo vendimi. “Të flasësh anash, të bësh deklarata pa ditur dhe pa ballafaquar mendime, pa u përballur me argumente dhe pa paraqitur vendime, dhe nëse doni vetëm argumente, nuk shkon në drejtim të demokracisë, nuk shkon në drejtim të sundimit të ligjit dhe nëse dëshironi, nuk shkon në drejtim të informimit adekuat të publikut”, tha Nikollovska.

Pas përfundimit të takimit Ministria e Drejtësisë paralajmëroi intensifikim të punës së Grupit të punës për përgatitjen e propozim nismës për nevojën e ndryshimeve të Kushtetutës.

“Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, e cila i ka dhënë për detyrë Ministrisë së Drejtësisë të formojë një grup pune. Detyrë e grupit punues do të jetë përgatitja e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas hartimit, propozimi do t’i dërgohet Qeverisë, e cila do të duhet ta dorëzojë iniciativën në Kuvend. Propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese brenda Kuvendit.

Propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese brenda Kuvendit. Grupit punues nuk i është caktuar afat për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve të Kushtetutës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori