Nikolla Micevski do të jetë koordinatori i ri i deputetëve të OBRM-PDUKM-së

Koordinatori i ri i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, pritet të jetë Nikolla Micevski.
Ai as nuk e mohoi e as nuk e pohoi informacionin me arsyetimin se do të pres që të përfundojë mbledhja e Komitetit Ekzekutiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dragan Danev kërkon të tërhiqet nga funksioni i koordinatorit të grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së

Micevski pritet të vijë në vend të Dragan Danevit, i cili u largua nga funksioni i koordinatorit të grupit të deputetëve.
Danev funksionin e koordinatorit të grupeve të deputetëve e ka kryer një kohë të gjatë, ndërsa largimit të tij i kanë paraprirë disa përjashtime dhe largime të anëtarëve nga kjo parti./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
31/10/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































