Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka thënë se vendimi i gjykatës franceze për lirimin me kusht të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është “tregues i refuzimit të aktakuzës tonë, dhe se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë direktiva për refuzimin e aktakuzës serbe.
“Unë besoj se BE-ja i ka dhënë një direktivë të tillë të gjitha shteteve anëtare. Në marrëdhënie të tilla nuk do të ketë drejtësi për viktimat e pafajshme serbe të krimeve të luftës të kryera nga shqiptarët”, tha kreu i shtetit serb për “Veçernje Novosti”, transmeton Klan Kosova.
Haradinaj është liruar me kusht të enjten nga gjykata në Colman të Francës me ç’rast bazuar në këtë vendim ai do të duhet të qëndrojë në Francë dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.
Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze derisa ishte në udhëtim bashkë me familjen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251