LAJMI I FUNDIT:

Nike këtë vit do ta ndalojë përdorimin e lëkurës së kangurit për produktet e veta

Nike këtë vit do ta ndalojë përdorimin e lëkurës së kangurit për produktet e veta
(Foto: Today)

Brendi sportiv, Nike, ka njoftuar se këtë vit do ta ndalojë përdorimin e lëkurës së kangurit për prodhimin e këpucët të veta.

Ky lajm vjen pas një lëvizjeje të ngjashme të markës sportive gjermane, Puma. Në një deklaratë të publikuar nga Nike të hënën, shkruhej se në koleksionin e ri të futbollit Tiempo, lëkura e kangurit do të zëvendësohet me një tjetër material sintetik.


Nike u jep punëtorëve një javë pushim shtesë për shkak të stresit: Mos punoni, përkushtojuni familjes dhe jetës
Lexo po ashtu Nike u jep punëtorëve një javë pushim shtesë për shkak të stresit: Mos punoni, përkushtojuni familjes dhe jetës

Një koleksion i ri i quajtur ‘Tiempo Legend Elite’ do të dalë këtë verë, ndërsa gjithashtu deklaruan se kompania i ka dhënë fund partneritetit me furnizuesin e saj të vetëm të lëkurës së kangurit në vitin 2021.

Vendimi i markave Nike dhe Puma është një lajm i mirë për kafshët dhe aktivistët që merren me të drejtat e tyre dhe veprimet e tyre inkurajojnë kompanitë e mëdha që të heqin qafe praktikën e vrasjes së kafshëve për përfitime materiale.

Nike largohet plotësisht nga Rusia
Lexo po ashtu Nike largohet plotësisht nga Rusia

Në vitin 2020, aktivistët udhëhoqën fushatën “Kangurët nuk janë këpucë”, e cila u bë kyçe për futjen e një ligji që ndalonte importin dhe shitjen e këpucëve të lëkurës së kangurit. /Telegrafi/

(Foto: kangaroosarenotshoes.org)