LAJMI I FUNDIT:

Nick Giacobbe do të jetë zëvendësambasador i SHBA-së në Kosovë

Nick Giacobbe do të jetë zëvendësambasador i SHBA-së në Kosovë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka bërë të ditur se Nick Giacobbe do të jetë zëvendësambasador i SHBA-së në Kosovë.

“I kënaqur të prezantoj zëvendësin tim të ri Nick Giacobbe. Nick është një diplomat i mençur dhe me përvojë i cili, bashkë me gruan e tij Cory, tashmë po njihet me vendin dhe po kontribuon në forcimin e lidhjeve SHBA-Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Në postimin e tij, Kosnett ka publikuar edhe një video në të cilën Giacobbe tregon se është i lumtur se do të punojë, siç ka thënë në këtë qytet dhe vend të bukur.

“Tani Kosova është edhe shtëpia ime. Do të punojë për të siguruar që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së të mbesin të fuqishme”, ka thënë ndër tjerash Giacobbe. /Telegrafi/