LAJMI I FUNDIT:

Ngrohtorja e qytetit në Gjakovë, nuk ndryshojnë tarifat as në 2023

Ngrohtorja e qytetit në Gjakovë, nuk ndryshojnë tarifat as në 2023

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e tij të XV, të mbajtur sot ka aprovuar tarifat e energjisë termike për ngrohtoren e qytetit Gjakova për sezonin e ngrohjes 2022/23.

Bordi ka vendosur që tarifat e kësaj ndërmarrje të mbesin të njëjta me ato të vitit të kaluar.


“Tarifat e energjisë termike (ngrohjes), si dhe të gjitha dokumentet përkatëse do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së, www.ero-ks.org“, thuhet në njoftim.

Në Mbledhjen e sotme, Bordi ka aprovuar kërkesën për lëshimin e autorizimit për projektin solar dhe pranimin ne kornizën e rregulluar të shoqërisë PRO ENERGY.

Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe ka aprovuar 22 kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vet-konsum nga të cilat 10 vijnë nga ndërmarrjet dhe 12 nga personat fizik me gjithsej 569kW.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e  Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org. /Telegrafi/