Spërkatja dimërore e pemëve si masë agroteknike, aplikohet me qëllim të eliminimit të një numri të madh të shkaktarëve që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve në bimë. Këta dëmtues kanë qenë prezent në pemishte në vitin paraprak. Spërkatja dimërore shërben si masë parandaluese për të zvogëluar mundësinë e paraqitjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve.
Moti në ditët e fundit u karakterizua me reshje të kohëpaskohshme të dëborës, të shoqëruara vende-vende edhe me erëtë fortë. Edhe pse krasitjet kane filluar dhe janë në proces, këto temperatura nuk kanë qenë ndihmesë për fermerët që të fillojnë spërkatjen dimërore të pemishteve me preparate kimike.
IPKO- Stacionet Agrologjike kanë gjeneruar të dhëna që janë në interes të fermerëve Kosovar.
Nga data 18 shkurt e deri më 22 të këtij muaji, do te ketë ngritje të temperaturave. Në regjionin e Pejës temperatura minimale do të sillet rreth 0 deri në 1˚C, ndërsa maksimaljado të arrijë në 12˚C. Në Gjilan temperatura minimale do të sillet nga -1, ndërsa maksimalja në 11˚C.Mot i ngjashëm do të mbretëroj edhe në komunën e Vitisë, Junikut, Gjakovës etj.
Aksioni ispërkatjes duhet të bëhet kur moti është i mirë, pa erë dhe temperatura e preferueshme të jete mbi 10˚C. Temperaturat pritet të ngritën ditët në vijim, ndërsa koha është më se e përshtatshme për përfundimin e spërkatjeve dimërore nëpër pemishte.
Këto të dhëna procedohen në kuadër të projektit “IPKO-Parashikimi Agrologjik”.
Stacionet agrologjike, të instaluara nga IPKO, gjenerojnë informata të sakta agrologjike për kultura të ndryshme bujqësore. Për të pranuar këto të informata, fermerët duhet të regjistrohen në bazën e të dhënave të IPKO-s duke dërguar e-mail në agroproject@ipko.com, ndërsa përmes SMS-ve, do të njoftohen rreth parashikimit agrologjik, sinjalizimit për sëmundjet dhe faktorët që mund të sulmojnë kulturat bujqësore.
Fermerët të cilët nuk posedojnë numër të IPKO-s, do të pajisen edhe me nga një numër të IPKO-së (Pa pagesë). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë