Ngritet padi penale ndaj një 23 vjeçare për ''mbytje të fëmijës gjatë lindjes''

Shkupjania T. I, 23 vjeçare, ka marrë padi penale për shkak të dyshimit se ka kryer ''mbytje të fëmijës gjatë lindjes'', transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në muajin e 7/8 të shtatzënisë, për të cilën nuk ka ndonjë shënim për kontrollime mjekësore, ajo është nisur për në ekskurzion absolventiade.
Më 29 mars, në vendkalimin kufitar ''Tabanoc'', asaj i janë paraqitur simptomat për lindje. është futur në një toalet, ka kryer lindjen. Më pastaj e ka marrë fëmijën dhe e ha hudhur në kantë bërllogu.
Më 30 mars, studentja është dërguar në klinikën gjinekologjike në Pragë të Çekisë, ku i është dhënë ndihmë mjekësore. Kjo studente është arrestuar nga policia më 18 prill, kur është kthyer në Maqedoni. Hetimet kanë treguar se fëmija i takon asaj dhe ka qenë në jetë kur ka lindur./Telegrafi/





















































