LAJMI I FUNDIT:

Ngritet iniciativë për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 dhjetorit

Ngritet iniciativë për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 dhjetorit

Gjykata Kushtetuese të shpall të pavlefshme zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar, si dhe të shpall të pavlefshme edhe votimin e diasporës. Kjo është kërkesa e re e një iniciative qytetarem e cila me një letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ka kërkuar nisjen e procedurës për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Është zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Olivera Filipovska, e cila për agjencinë e lajmeve Makfax, ka konfirmuar se është sjellur një nismë nga qytetarët, me të cilët kontestohet vendimi për të shpërndarë Parlamentin, si dhe vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Filipovska ka thënë se iniciativa në fjalë në Gjykatë ka arritur në shkurt, ndërsa tashmë i është ndarë lënda një gjykatësi të kësaj gjykate.


Kjo kërkesë në dukje të parë është joserioze, megjithëse edhe më parë kishte nisma të tilla, sikurse ai për shpalljen të pavlefshëm të abonimit të presidentit Ivanov, nismë kjo pas së cilës qëndronte një avokat nga Ohri e që më pas të zbulohet se është njëri nga avokatët e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Ose, njëjtë sikurse avokati nga Sveti Nikolla që qëndron pas iniciativës për shpalljen të pavlefshme të Prokurorisë Speciale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori