Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në kuadër të kampanjës #mosthujsekamdite kanë ngritur shqetësimet e tyre mbi koston reale të ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re.
Sipas tyre, financimi i ndërtimit të termocentralit parashihet të bëhet me një strukturë financiare ku 70 për qind e kostos pritet të mbulohet nga financimi përmes kredisë dhe 30 për qind nga investimi përmes kompanisë private ContourGlobal si investitor i përcaktuar për përmbushje të këtij obligimi.
“Me një strukturë të tillë të financimit, 910 milionë euro do të financohen përmes kredisë si dhe 390 milionë do të financohen përmes investimit privat. Me një shumë kaq të lartë të kredisë, kostoja e ndërtimit prej 1.3 miliardë euro paraqet një morri brengash dhe rreziqesh si për nga aspekti financiar, politik dhe ai rregullativ të cilat duhen të merren parasysh.
Nga kostoja totale e ndërtimit të termocentralit, 30 përqind parashihet të përmbushet nga investimet e investitorit privat, ContourGlobal. Norma e kthimit të investimit prej 390 milionë euro është dakorduar me marrëveshje të jetë 18.5 përqind si dhe me aplikim të interesit dy herë në vit. Analizat marrin parasysh periudhën kohore të amortizimit total të kredisë për 3 dhe 5 vite si dy skenarë të mundshëm pasi që kjo nuk është e specifikuar në marrëveshjen e fundit të publikuar. Me specifika të detajuara në këtë mënyrë, kostoja e paguar vetëm në interes mbi bazën e investimit arrinë vlerën e rreth 270 milionë euro për tre vite dhe 550 milionë euro për mundësinë e amortizimit prej 5 vite”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se kalkulimet përfshijnë edhe koston e subvencionit e cila pritet të mbulohet në rast se marrëveshja kushtëzohet të arrihet vetëm me interes shumë të favorshëm për kredidhënësin.
“Kjo nënkupton se në rast se kredia e siguruar kalkulohet me një interes prej 18 përqind, shuma e paguar në interes për periudhën 20 vjeçare do të jetë 3.2 miliardë euro krahasuar me 1.3 miliardë euro nëse norma e interesit merret të jetë 7.5 përqind. Diferenca e cila duhet të subvencionohet arrin vlerën e 1.9 miliardë euro.
“Nga këto kalkulime, kostoja e ndërtimit të termocentralit të ri arrinë vlerën e rreth 4.8 miliardë euro, tre herë me e lartë sesa parashikimet e kostos deri më tani me vlerë prej 1.3 miliardë euro. Duhet të merret parasysh se këtu marrim parasysh koston e amortizimit të investimit të ContourGobal për një periudhë prej 3 viteve”, tha Burim Ejupi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). “Në rast se amortizimi i investimit bëhet për një periudhe prej 5 viteve, kostoja totale e ndërtimit mund të arrijë edhe vlerën e mbi 5 miliardë euro.”
“Çmimi i ndërtimit të termocentralit prej afër 5 miliardë euro së bashku me rritjen enrome të çmimit të energjië do të jenë barrë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës që janë ndër më të varfrit në Evropë. Do të ketë implikime të mëdha socio-ekonomike, do të ndikojë në uljen e fuqisë blerëse të njerëzve, do të ndikojë në uljen e përqindjes së burimeve të ripërtërishme por mbi të gjitha do ta komplikojë rrugëtimin e Kosovës në integrimin e saj evropian duke mbyllur tregun e energjisë”, tha Visar Azemi nga Balkan Green Foundation.
Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kërkojnë tërheqjen e menjëhershme nga kontrata për ndërtimin e këtij termocentrali. Ky projekt do të falimentojë Kosovën ekonomikisht, do të pamundësojë liberalizimin dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike, si dhe paraqet një goditje vendimtare të mjedisit, shëndetit dhe të drejtave të njeriut. Duke ndërprerë këtë projekt të dëmshëm, Kosova ka mundësinë të ndërtojë të ardhme evropiane përmes tranzicionit të energjisë drejt burimeve të ripërtërishme, efiçiencës së energjisë dhe një tregu të integruar e liberal në funksion të përballueshmërisë së çmimeve dhe mbrojtjes së konsumatorit.
“Gjithashtu, i bëjmë thirrje Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe përfaqësues të qytetarëve kosovarë, që të mos votojnë në favor të këtij projekti i cili do të jetë barrë e rëndë mbi supet e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e tyre të përbashkët, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Pushime me Eurokoha 7 ditë All Inclusive, duke filluar prej 315 Euro

E vërteta e madhe – Pse duhet të konsumoni mishin e freskët të pulës pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Tregoi se konsumon vetëm produkte vendore, Korporata “Rugove” befason qytetarin me pako me ujë dhe djathë

Investimi në vendbanim është me rëndësi – blerja e banesës së re tek Kompleksi Linda në Fushë Kosovë është i duhuri

Një zgjidhje e avancuar për rënien e flokëve

A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Protestat në Beograd, "The New York Times": Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë kaq i humbur - është shfaqur plaga

Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Momenti kur Ukraina shkatërron një sistem mbrojtës ajror të forcave ruse