Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK) për muajin prill të vitit 2018, ku thuhet se një ngritje e lehtë e çmimeve vërehet te nëngrupet pemë, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet, energji elektrike dhe përdorimi i pajisjeve për transportin personal.
Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është i pandryshuar 0.0% në muajin prill 2018, krahasuar me muajin mars 2018. Mirëpo, përkundër kësaj, vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e lehtë e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (1.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.4%); energji elektrike (2.5%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1% në IHÇK.
“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e lehtë e çmimeve te nëngrupet: perime (-1.7%); dru zjarri për ngrohje (-5.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1% në IHÇK. Shkalla e inflacionit e matur në muajin prill 2018 me muajin prill 2017 ishte 0.4%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.4% në muajin prill 2018, krahasuar me muajin prill 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.9%); mish (0.5%); qumësht, djath dhe vezë (1.5%); kafe dhe çaj (3.4%); duhan (3.1%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (2.0%); shërbimet për transport (6.5%)-(ngritje e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9% në IHÇK.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-3.2%); sheqer dhe ëmbë lsira (-9.0%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.5%)-(rënie e çmimit të drunjve për ngrohje); pajisje shtëpiake (-3.5%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-5.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5%) në IHÇK”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel