LAJMI I FUNDIT:

Ngrihet aktakuzë ndaj një tre personave për pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal

Ngrihet aktakuzë ndaj një tre personave për pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal
Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B. B., B. S. dhe Xh. K., shtetas të Kosovës, për shkak të veprës penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 par 1, të KPRK-së, lidhur me veprën penale të kryer në vazhdimësi “Kontrabandim me migrantë”, nga neni 164, paragrafi 1 dhe 2 lidhur me Nenin 31 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit siguruan lëndën e parë për prodhim të dokumenteve të falsifikuara dhe krijuan laborator për prodhimin e këtyre dokumenteve, duke bërë falsifikimin e letërnjoftimeve, patentëshoferëve, pasaportave, etj., në këmbim të shumave të ndryshme të parave në aktivitetin e tyre kriminal.


“Të akuzuarit, në kohë të pacaktuar, deri më datën 23.04.2021, në Prishtinë, kanë vepruar si grup i organizuar kriminal dhe kanë kryer veprën penale ‘Kontrabandim me migrantë’, duke vepruar në role të ndara, si anëtar të grupit kriminal, me ç’rast kanë siguruar persona në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës, që kishin për qëllim migrimin nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe me qëllim që vetës t’i mundësojnë përfitime të kundërligjshme, kontrabanduan shtetas të Republikës së Kosovës që kanë dashur të migrojnë në vendet e ndryshme, si në Rumani, Itali, Francë, Mbretëri të Bashkuar, Zvicër, Kroaci, Slloveni, Spanjë, etj.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Përveç kësaj, i akuzuari Xh. K., në periudhën kohore 2017 deri në shkurt 2022, nuk ka bërë deklarimin e të hyrave nga shitja dhe blerja, ka zhvilluar aktivitet ekonomik të kundërligjshëm, duke vepruar në kundërshtim me neni 63 të Ligjit për Administratën Tatimore dhe procedurat (LLATP), duke krijuar të hyra, të cilat nuk i ka deklaruar si obligim tatimor, me ç’rast ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumën prej 28,517.51 euro (pa i llogaritur ndëshkimet administrative), me ç’rast ka kryer veprën penale “shmangie nga tatimi” nga neni 307 par. 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori