LAJMI I FUNDIT:

Ngrihet aktakuzë ndaj arsimtarit në Gjakovë për dhunim ndaj një të mituri

Ngrihet aktakuzë ndaj arsimtarit në Gjakovë për dhunim ndaj një të mituri

Prokuroria në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një mësimdhënësi 58-vjeçar për dhunim. Ai akuzohet se ka tentuar ta dhunojë një djalë të mitur, që më parë kishte qenë nxënës i tij. Rasti ka ndodhur në maj të këtij viti.

Një mësimdhënës në komunën e Gjakovës po pretendohet nga Prokuroria Themelore në këtë qytet, se është përfshirë në një rast të rëndë dhunimi ndaj një të mituri.


Për këtë çështje, Prokuroria e Gjakovës para pak ditësh ka ngritur aktakuzë ndaj mësimdhënësit me inicialet Xh.S.

Sipas aktakuzës, të cilën e ka siguruar RTV Dkuagjini, ditën kritike Xh.S e kishte kontaktuar të miturin përmes rrjeteve sociale, duke i kërkuar ndihmë për bartjen e disa drunjëve.

Të dy ishin takuar në një pikë derivatesh.

Vazhdon përplasja ndërinstitucionale për dhunimet, Ministria e Drejtësisë- Këshillit Prokurorial: S’do të heshtim ndaj performancës së dobët
Lexo po ashtu Vazhdon përplasja ndërinstitucionale për dhunimet, Ministria e Drejtësisë- Këshillit Prokurorial: S’do të heshtim ndaj performancës së dobët

Aty, sipas aktakuzës, 58 -vjeçari e kishte futur në veturë viktimën, ia kishte mbyllur dyert dhe ishte nisur në drejtim të pjesës së pasme të fabrikës së metalit.

Në këtë vend, i akuzuari kishte provuar të kryente marrëdhënie intime me djalin e mitur, duke i shkaktuar atij dëmtime në organet gjenitale.

Yllka Juniku Shehu – zëdhënëse e Prokurorisë së Gjakovës

“Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Xh.S, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi. Prokurori i shtetit i ka propozuar Gjykatës kompetente që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. Gjithashtu, së shpejti do të mbahet edhe seanca fillestare ndaj të akuzuarit”, ka thënë Yllka Juniku Shehu – zëdhënëse e Prokurorisë së Gjakovës.

Seanca për këtë rast do të mbahet më 21 shtator.

Xh.S është një mësimdhënës me përvojë në rajonin e Gjakovës, përderisa prej ditës së arrestimit, ai po qëndron në paraburgim.

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori