LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kosovë

Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër të pandehurit me inicialet D.A.

Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri D.A., në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të Policisë serbe dhe grupeve paramilitare, të përbërë nga shumica të nacionalitetit serb, në periudhën e luftës në Kosovë, konkretisht prej muajit janar – qershor të vitit 1999, fillimisht ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Prishtinës me rrethinë, pastaj kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve ia kanë vënë zjarrin.


Po ashtu, kanë marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, e disa nga ta i kanë plagosur dhe vrarë, e në mes të këtyre viktimave, ka marrë pjesë në ekzekutimin e viktimës, tani të ndjerit B. SH., veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë,

Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri D. A, me datë 20.04.1999, në fshatin Butovc, Komuna e Prishtinës, më saktësisht në vendin e quajtur “varrezat Maqedoncve”, fillimisht e ka ndaluar të dëmtuarin A.K., në atë kohë i mitur, i moshës 15-vjeçare, ashtu që pasi i dëmtuari është ndaluar nga i pandehuri D.A. dhe paramilitarët tjerë serb, të njëjtit vazhdojnë ta maltretojnë, torturojnë dhe keqtrajtojnë, si në aspekt fizik e po ashtu edhe në atë psikik, ashtu që më pas shkrepet arma automatike, si pasojë e së cilës e sheh të rrëzuar në tokë një person, që më vonë e kupton se bëhet fjalë për të ndjerin B. SH., nga fshati Trudë.

Me këto veprime i pandehuri D.A. akuzohet për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori