Ngrënia e tepërt e mishit rrit rrezikun për infertilitet te burrat, pretendon studimi

Burrat që hanë shumë mish rrisin rrezikun për t’u bërë infertilë, ka pohuar një studim.
Ekspertët paralajmëruan se ata që planifikojnë të kenë një fëmijë duhet të sigurohen që po hanë nivele të kufizuara mishi pule, viçi dhe qengji.
Hulumtimi, i kryer në Universitetin e Worcester, zbuloi se dietat me proteina të larta ulin testosteronin e meshkujve me 37 për qind, shkruan The Sun.
Për njeriun mesatar, kjo do të shkaktonte testosteron të ulët mjekësor (hipogonadizëm), thanë ekspertët.
Studiuesi kryesor Joe Whittaker, një nutricionist, tha: “Nivelet e ulëta të testosteronit shkaktojnë numër të ulët të spermës, që është përcaktuesi kryesor i fertilitetit të meshkujve. Në studimin tonë, dietat me proteina të larta shkaktuan testosterone të ulët, kështu që ka shumë të ngjarë që ato të shkaktojnë edhe numër të ulët të spermës, gjë që do të reduktonte fertilitetin e meshkujve”.
Testosteroni i ulët lidhet gjithashtu me sëmundje kronike si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe Alzheimer. Punimi, i botuar në revistën akademike Nutrition and Health, i përshkroi efektet si “helmim nga proteinat”, që është kur zbërthimi i proteinave në amoniak bëhet toksik.
Ai sugjeroi se trupi mund të bëhet shumë i zënë në ndreqjen e helmimit nga proteinat, saqë ai shtyp prodhimin e testosteronit.
Whittaker tha: “Do të duheshin një deri në dy javë për të parë shenjat e para të helmimit me proteina, si të përziera, diarre dhe testosteron i ulët (duke përfshirë simptomat e lidhura, p.sh. dëshirë e ulët seksuale). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë