Ngrënia e tepërt e kripës mund të ‘dobësojë imunitetin’ dhe t’ju bëjë më të predispozuar ndaj sëmundjeve
Ne të gjithë jemi njohur me anët negative të ngrënies së tepërt të kripës – përfshirë problemet e zemrës dhe presionit të gjakut.
Por një studim i ri ka gjetur një efekt tjetër anësor që është mjaftë i rëndësishëm edhe për coronavirusin.
Studimi i ri ka zbuluar se sasia e kripës që hani mund të ju bëjë më të prekshëm nga bakteret. Pra, kripa mund të ndikojë në imunitet, gjithashtu.
Studimi, i botuar në revistën Circulation, shpresonte të merrte më shumë kuptim nga një studim i vitit 2015 – i cili zbuloi se sasi të larta natriumi në gjak ndikuan në mënyrën se si një lloj i caktuar i qelizave të bardha të gjakut përgatitet të reagojë kur ndjen një qelizë jo të shëndetshme. Por u konkludua se shkencëtarët ‘ende nuk e dinin se çfarë po ndodhte në qeliza,’ tha Dr. Sabrina Geisberger, shkruan Metro.
Sidoqoftë, në këtë studim ekipi shqyrtoi ‘metabolizmin e qelizave imune që ishin ekspozuar ndaj përqendrimeve të larta të kripës’, sipas një shkrimi . Këtë herë, ata vunë re se si kripa ndikon në imunitet duke prishur zinxhirin e frymëmarrjes – e cila bën që qelizat të prodhojnë më pak ATP dhe më pak oksigjen. ATP (trifosfat adenozin) shpjegohet me lëshimin si ‘karburant universal që fuqizon të gjitha qelizat’, duke siguruar energji për fuqinë e muskujve dhe rregullimin metabolik.
Kjo do të thotë nëse një nivel i lartë i natriumit në trup shkakton furnizim të kufizuar të ATP, kjo mund të ndikojë në mënyrën se si këto qeliza të bardha të gjakut maturohen dhe funksionojnë. Këto qeliza janë përgjegjëse për përgjigjen imune të trupit – kështu që kjo është shumë e rëndësishme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre