LAJMI I FUNDIT:

Ngrënia e akullores për mëngjes, jo vetëm që është trend i ri, por edhe ju bën më të mençur

Ngrënia e akullores për mëngjes, jo vetëm që është trend i ri, por edhe ju bën më të mençur

Siç duket e tërë bota është duke konspiruar për të na bërë të hamë desert për mëngjes. Dhe kjo aspak nuk është një gjë e keqe.

Para një kohe ekspertët na kishin këshilluar se trendi i vitit të ardhshëm do të jetë ngrënia e ëmbëlsirave të çokollatës për mëngjes, ndërsa tani një shkencëtar japonez thotë se gjërat e ëmbla për mëngjes jo vetëm që janë trendi – por edhe na bëjnë më të mençur, transmeton Telegrafi.


Trendi i ri i ushqimit: Ngrënia e çokollatës në mëngjes
Lexo po ashtu Trendi i ri i ushqimit: Ngrënia e çokollatës në mëngjes

Yoshihiko Koga, profesor në Universitetin Kyorin, sugjeron se ngrënia e akullores për mëngjes e përmirëson performancën mendore dhe vigjilencën e njerëzve.

An icecream cone with rainbow sprinkles.

Këtë konkludim Koga e ka arritur pas një eksperimenti me njerëz të ndarë në dy grupe, ku njëri grup kishin ngrënë akullore menjëherë pasi që ishin zgjuar, ndërsa tjerët jo.

Sidoqoftë, ekspertët tregojnë se duhet të bëhen studime më të hollësishme për të parë nëse konsumimi i akulloreve në përditshmëri do të ketë efekt ndikim në periudhën afatgjatë sa i përket procesimit mendor. /Telegrafi/