LAJMI I FUNDIT:

Ngjyroset Komiteti i Helsinkit (Foto)

Ngjyroset Komiteti i Helsinkit (Foto)

Dy persona të panjohur dje në mëngjes kanë hedhur njyrë në plaketën që është në hyrje të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, transmeton Telegrafi Maqedoni. Këtë e ka regjistruar kamera e objektit, kurse drejtoresha Urania Pirovska, e ka karakterizuar këtë si kundërngjyrosje, pasi Komiteti i Helsinkit e mbështet Revolucionin Laraman.

‘Regjistrimet nga kamerat tona tregojnë se rreth orës 1:44 minuta në mesnatë ka ndodhur incidenti. Kjo është një nga seritë e ngjarjeve që kanë të njëjtën përmbajtje dhe kjo është me siguri për shkak të pjesëmarrjes dhe mbështetjes së protestave, si një lloj kundëngjyrosje. Gjithsesi, thuhet ndër të tjera, ky institucion nuk mund të futet në këtë kategori siç po bën Revolucioni Laraman te institucionet tjera, veçanërisht ku Komiteti i Helsinkit është shtëpi ku çdo qytetar mund të vijë dhe të marrë ndihmë juridike falas, dhe se kjo është mënyrë e skenarëve të pushtetit’ thotë Pirovska.


Ngjarja është paraqitur në Ministrinë e Brendshme, dhe nga komiteti do të dorëzohen inçizimet nga kamerat e ndërtesës si dëshmi. /Telegrafi/

Komiteti I Helsinkit ngjyroset