LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje mahnitëse në kopshtin zoologjik të Ohio-s, ariu polar sjell në jetë binjakët e saj

Ngjarje mahnitëse në kopshtin zoologjik të Ohio-s, ariu polar sjell në jetë binjakët e saj

Kopshti Zoologjik i Toledos në Ohio njoftoi lindjen e arinjve polarë binjakë, por të porsalindurit nuk do të shfaqen në publik deri vitin e ardhshëm.

Në një postim në Facebook, nga kopshti zoologjik bënë të ditur se nëna 24 vjeçare Crystal, solli në jetë binjakët, të cilët janë këlyshët e saj të tetë dhe të nëntë.


Këlyshët, babai i të cilëve është ariu polar 18 vjeçar Nuka, janë binjakët e parë të një ariu polar të lindur në kopshtin zoologjik që nga viti 2012, thuhet në postim, shkruan UPI, transmeton Telegrafi.

Binjakët bashkë me nënën deri në vitin 2023 do të mbahen në një pjesë jashtë zonës publike.

Ndërkaq kopshti zoologjik po e shfaq drejtpërdrejtë familjen për çdo ditë në kanalin e tyre zyrtar në YouTube nga ora 9 e mëngjesit deri në ora 4 pasdite sipas kohës lokale. /Telegrafi/