Ngjarja vjetore “Cycle Kosovo for Children”, përfundoi me sukses për të gjashtin vit me radhë ku morën pjesë rreth 30 çiklistë në rrugëtimin 4-ditor përreth Kosovës në mbështetje të fondacionit “Action for Mothers and Children.” Ngasja e biçikletave u bë rreth Kosovës, me një devijim të shkurtër për në Shqipëri, duke kaluar përmes disa prej qyteteve më të mëdha për 4 ditë. Distanca e përgjithshme ishte mbi 600 km me mbi 7000 metra ngjitje (rrugë tatëpjetë) duke filluar dhe përfunduar në Prishtinë.
Ky aktivitet këtë vit arriti të sigurojë rreth 9000 Euro përmes kontributeve të kompanive dhe individëve, dhe përmes fushatës online në KosovaIdeas, si dhe lojërave që u zhvilluan me rastin e kthimit të ekipës në Miqt Pub në Prishtinë. Fondet e mbledhura do përdoren për të blerë shtretër për të posalindurit për Klinikën e Neonatologjisë në Spitalin e Mitrovicës. Foshnjat e lindura para kohës duhet të qëndrojnë më gjatë në spital për shkak se ju duhet kujdes intensiv për kohë më të gjatë dhe të jenë nën përkujdesjen e doktorëve. Në Mitrovicë nuk ka shtretër të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e pacientëve në Klinikën e Neonatologjisë, kështu që foshnje premature duhet të qëndrojnë në shtratin e njëjtë me nënën, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme për një foshnje që është lindur para kohës dhe me peshë të vogël..
“Jemi falënderues për të gjitha donacionet këtë vit dhe jemi të lumtur se me anë të fondeve që i kemi ngritur përgjatë këtij rrugëtimi do ndihmojmë në përmirësimin e efikasitetit të kujdesit të ofruar për të sapolindurit tanë në Mitrovicë” u shpreh Albion Hadri, organizatorë i Cycle Kosovo for Children.
Ngjarja u realizua me sukses nga viti 2014 deri tani dhe kjo ngjarje nuk do ishte e mundur pa mbështetësit tanë të cilit ishin Eulex, Policia e Kosovës, Astes , Agency, Shtëpiaku, Eco Clean, Trepharm, Minimax, Intereuropa, Kosbit, BPB, Miqt Pub dhe Bike Cafe. Gjithashtu mbështetësit e tjerë te ngjarjës me shërbime të ndryshme ishin Cineplexx , Rudi’s Cake Factory, Ponte Vecchio, Hyla Gatime Tradicionale, Walker’s Food and Catering, Frame Restaurant, Beergarden, Eco Motors, Shooters, Positive Motion, Dhe by Granita.
Kampanja elektronike është ende aktive përmes platformës KosovaIdeas ku mund të dhurohet çfarëdo shume për ç’mbështetur edhe më tej qëllimin e çiklistëve, e qasshme përmes linkut: https://kosovaideas.com/campaign/detail/529
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe