LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja në Lezhë, polici nxori armën, plagosi dy kolegët dhe qytetarin

Ngjarja në Lezhë, polici nxori armën, plagosi dy kolegët dhe qytetarin

Policia e Shqipërisë ka sqaruar ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Mamurras të Lezhës ku mbetën të plagosur dy efektivë dhe një person tjetër pas përfshirjes në një konflikt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit ku disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.


Një nga punonjësit e Policisë, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë njoftohet se është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor, me qëllim sqarimin në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme të kësaj ngjarjeje.

Por si ndodhi ngjarja?

Patrulla e tre efektivëve  kanë tentuar që të ndalojnë dy të rinjtë që udhëtonin me makinën  e tyre, pasi kishin kryer manovra të rrezikshme. Në momentin që kanë kaluar policinë, ata nuk kanë ndaluar, në këtë kohë patrulla është vënë në ndjek të tyre duke mundur ti ndalojë në qendër të Mamurrasit. Të rinjtë kanë hapur krahun dhe kanë ndaluar, më pas është afruar edhe patrulla e policisë. Brenda makinës kanë qenë dy persona, por sapo kanë parë që janë ndaluar nga policia, rreth 5-6 persona të tjerë janë afruar pranë të rinjve.

Plagosen dy policë dhe një qytetar në Mamurras të Lezhës
Lexo po ashtu Plagosen dy policë dhe një qytetar në Mamurras të Lezhës

Bëhet e ditur se në këtë moment qytetari ka dalë nga makina dhe ka qëlluar ndaj efektivëve të policisë duke goditur njërin prej tyre me sende të forta. Pas kësaj një nga efektivët e policisë ka hapur zjarr duke e plagosur në këmbë, por të plagosur kanë mbetur edhe dy kolegët e tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori