LAJMI I FUNDIT:

Ngec ndërtimi i rrugës që lidh mbi 20 fshatra

Ngec ndërtimi i rrugës që lidh mbi 20 fshatra

Rreth 2 milionë euro ka ndarë Qeveria e Kosovës për asfaltimin e rrugës që lidh Vushtrrinë me fshatrat e komunës së Obiliqit, por ndonëse punimet kanë filluar në prill banorët ankohen se ato po zhvillohen shumë ngadalë, kështu që qarkullimi është vështirësuar edhe më shumë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Edhe pse kanë kaluar katër muaj nga fillimi i punimeve në rrugën që lidh Vushtrrinë me fshatrat e komunës së Obiliqit, zvarritjet e mëdha, sipas banorëve, kanë goditur qytetarët e 21 fshatrave të Artakollit, të cilat gravitojnë në këtë rrugë pasi qarkullimi është vështirësuar edhe më shumë.


Rreth 2 milionë euro ka ndarë Qeveria e Kosovës për asfaltimin e rrugës që lidh Vushtrrinë me fshatrat e komunës së Obiliqit, por ndonëse punimet kanë filluar në prill ato po zhvillohen shumë ngadalë, kështu që është vështirësuar edhe më shumë qarkullimi nëpër këtë rrugë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë për këtë vit, me destinimin për ndërtimin e rrugës, e cila është ndërtuar dhe ka qenë e asfaltuar qysh në kohën e Titos, rreth 600 mijë euro, por megjithëse mjetet janë dhënë, punët në këtë fazë ende nuk janë kryer dhe gjendja vazhdon të jetë e njëjtë.
Nëpër këtë rrugë, nëpër të cilën vështirë kalohet sidomos gjatë reshjeve, qarkullojnë edhe automjetet që vijnë nga Skenderaj e të cilat vazhdojnë për në Obiliq dhe në Prishtinë. Kjo rrugë gjithashtu lidh fshatrat e Artakollit me fshatin serb të Prelluzhës, në të cilin është instaluar Komuna Paralele e Vushtrrisë. /Zëri/Telegrafi/