LAJMI I FUNDIT:

Ngec hetimi për arratisjen e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov

Ngec hetimi për arratisjen e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov

Dy javë prej se u arratis dhe u kthye, mbetet ende e panjohur se si Sasho Mijallkov u zhduk para syve të policisë. Pasi askush nuk e dinte se ku ishte për 40 orë, ai u paraqit vetë në Prokurori për ta marrë vendimin për arrest shtëpiak, megjithëse kërkohej me urdhërarrest të brendshëm dhe ndërkombëtar.

14 ditë pas kthimit të Mijalkovit, Kryeministri Zoran Zaev sot tha se detajet e arratisjes i ka prokuroria, ndërsa dy javë më parë tha se me intervenimin me vendosmëri të institucioneve, e kishin detyruar atë të hiqte dorë nga ikja dhe fshehja.

“Prokurori publik duhet t’ju japë detaje. Hetimi drejtohet nga një prokuror i caktuar nga Prokurori i Shtetit. Nëse i di detajet e hetimit, atëherë dështoi hetimi. Nuk kam nevojë të di unë, unë mund të jem pjesë e hetimit. Edhe Ministri i brendshëm është gjithashtu pjesë e hetimit. Ministri i Drejtësisë. Prokuroria duhet të tregojë për pjesën e hetimit”, deklaroi Zoran Zaev.

Sasho Mijallkov është në paraburgim, që nga 26 shkurti pasi u dënua me 12 vjet burg për përgjimet masive. Një nga veprat e tij, ndërkohë, u vjetërsua dhe dënimi i tij u ul për tre vjet. Tani për tani, nuk ka përgjigje se si Mijallkov u zhduk, dhe u kthye me shpjegimin se nuk u arratis, por u izolua sepse ka dyshuar se mund të ishte sëmurë nga korona, edhe pse vjeshtën e kaluar ishte infektuar me koronavirus./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori