LAJMI I FUNDIT:

Ngasësi humbë kontrollin, super-vetura del jashtë rruge dhe dëmtohet (Video)

Ngasësi humbë kontrollin, super-vetura del jashtë rruge dhe dëmtohet (Video)

Në Tennessee të Shteteve të Bashkuara, një shofer i paemëruar e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar veturës disa dëmtime.

Me këtë rast, ai ka rrezikuar t’i shtypë njerëzit që ishin mbledhur të shohin makinat, që po merrnin pjesë në një aktivitet, transmeton Telegrafi.


Shkaku i përplasjes, ky Dodge Viper duhet t’i nënshtrohet riparimit, që pritet të zgjatë për një kohë.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon momentin kur ai nxiton dhe për pak sa nuk shkelë të pranishmit, por kalon shpejtë në anën tjetër. /Telegrafi/