LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohen importet në Kinë, bie kërkesa për lëndë të para

Ngadalësohen importet në Kinë, bie kërkesa për lëndë të para

Rritja e importeve të Kinës u ngadalësua për muajin Prill, ndërkohë që kërkesa për lëndë të para u dobësua. Importet e Kinës u rritën me 11.9%, duke u ngadalësuar nga rritja e muajit Mars prej 20.3%, tregojnë të dhënat zyrtare.

Eksportet u rritën me 8% për muajin Prill me bazë vjetore, nga 16.4% rritje në muajin paraardhës. Ndërsa të dhënat tregtare qëndruan të forta në fillim të tremujorit të dytë, analistët thonë se performance e ekonomisë në tremujorin e parë mund të jetë pika më e fortë për të gjithë vitin, ndërkohë që Qeveria përpiqet të tkurrë investimet spekulative në tregun e pronave.


Të dhënat e Prillit e lanë vendin me një suficit tregtar prej 38.05 miliardë dollarë, nga 23.93 miliardë që ishte në Mars. Importet e naftës bruto, hekurit dhe bakrit kanë rënë në volum për Marsin, të dhëna që u prisnin duke marrë parasysh aktivitetin e dobët të sektorit të fabrikave në kohët e fundit.

Megjithatë, pavarësisht ngadalësimit, importet deri më tani për vitin janë ende në rritje me 20.8% në vlerë. Ndërkohë që ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit sipër projeksioneve në tremujorin e parë, politikëbërësit do të vijojnë me reduktimin e rreziqeve financiare dhe tkurrjen e aktiviteteve spekulative në tregun e pronave, gjë që mund të frenojë dhe rritjen e ekonomisë.

Importet e lëndëve të para, pavarësisht rënies në vlerë, kanë hasur edhe një rënie të çmimeve, me hekurin dhe çelikun që ka shënuar nivele rekord të ulëta për shkak të shqetësimeve mbi rritjen e inventarëve.

Eksportet e pajisjeve elektronike dhe makinerive u rritën me vetëm 2% me bazë vjetore për muajin Prill, nga 12.3% rritje që ishte në Mars. Suficiti tregtar i Kinës me SHBA u zgjerua, në 21.34 miliardë dollarë, duke shtuar presionet mes vendeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori