LAJMI I FUNDIT:

Nga viti i ardhshëm rriten tatimet për pagat e larta në Maqedoni

Nga viti i ardhshëm rriten tatimet për pagat e larta në Maqedoni

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pas një procedure të shkurtuar e votoi propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social.

Ndyshimet parashohin rritjen e normës bazë për kontribute të bëhet nga 12 në 16 paga mesatare.


Kjo nënkupton se nga viti i ardhshëm do të paguhen kontribute për pagën e plotë bruto deri më 8550 euro, ndërsa deri më tani ajo shumë ka qenë deri më 6415 euro./Telegrafi/