LAJMI I FUNDIT:

Nga viti i ardhshëm nxënësit e klasës së I dhe të IV me koncept të ri arsimor në Maqedoni

Nga viti i ardhshëm nxënësit e klasës së I dhe të IV me koncept të ri arsimor në Maqedoni

Fëmijët të cilët në vitin e ri shkollor 2021-2022 do të jenë nxënës të klasës së parë dhe të katërt do të jenë të parët që do ta startojnë Konceptin e ri për Arsimin fillor. Nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit zbulojnë disa nga risitë të cilat do të kenë përballë nxënësit dhe mësuesit. Sipas byrosë, vend të rëndësishëm zë integrimi i të gjitha lëndëve mësimore si dhe furnizimi i shkollave me mjete didaktike.

“Mësimdhënësit do të duhet të kenë një mënyrë pune që do të integrojnë të gjitha lëndët mësimore në kuadër të një dite punë, veçanërisht te nxënësit. Mundohemi aq sa është e mundur, ti krijojmë të gjitha kushtet edhe të gjitha mundësitë për mësimdhënësit që të realizojnë mësim aktiv dhe gjithashtu një qasje interaktive në punën e tyre duke ju krijuar materiale punuese, materiale didaktike, duke ju krijuar doracak për mësimdhënës”, tha Ajshe Ajrullai, Byroja për Zhvillimin e Arsimit.

Nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit thonë se koncepti i ri i arsimit fillor do të nis me kuadër të trajnuar paraprakisht. Fillimisht, mësuesit e klasës së parë dhe të katërt do të trajnohen gjatë muajit prill për të vazhduar më pas edhe në muajin qershor.

“Më vonë gjatë muajit qershor të realizohen trajnime që kanë të bëjnë kryesisht me implementimin e programeve mësimore dhe gjithsesi me përdorimin e metodave të reja të punës e metoda që parashikojnë një pozitë të nxënësit në qendër të vëmendjes në shkollë dhe gjithsesi përdorimin e metodave aktive të punës e që do të mundësoj që nxënësit tonë të bëhen konkurrent me nxënësit e shteteve të tjera në kuptim të pjesëmarrjes në testime të ndryshme ndërkombëtare”, u shpreh Ajshe Ajrullai, Byroja për Zhvillimin e Arsimit.

Gjithashtu, nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit njoftuan se nxënësit nga klasa e parë e deri në atë të tretë do të kenë libra të zakonshëm siç është edhe tani. Mirëpo, sipas Ajrullait nuk përjashtohet mundësia të krijohen materiale didaktike në formë elektronike./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori