LAJMI I FUNDIT:

Nga vërshimet, shumë fshatra mbesin pa ujë të pijshëm (Video)

Nga vërshimet, shumë fshatra mbesin pa ujë të pijshëm (Video)

Sa herë që bie shi, fshati Lupq i komunës së Podujevës, përmes të cilit kalon lumi “Llap”, vërshohet nga uji.

Por, kjo gjë nuk ka tërhequr vëmendjen institucioneve lokale, e as atyre qendrore që të ndërmarrin hapa për ndërtimin e një shtrati më të qëndrueshëm të lumit për mbrojtjen e banorëve nga vërshimet.


Banorët e këtij fshati, të cilët hezitojnë të flasin para kamerës, thonë se ky ujë u depërton në podrumet e shtëpive. Madje, në disa shtëpi kjo sasi e ujit u djeg edhe hidroforët prej të cilëve furnizohen me ujë.

Shembje të dheut ka pasur edhe në rrugën që shpie për në shkollë fillore të fshatit Sharban të Komunës së Prishtinës. Por, sipas drejtorit të shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, në këtë rrugë që dy ditë është duke u punuar për ta rregulluar.