“Sateliti i parë do lëshohet në mars. Policia do të dijë çdo gjë që ndodh në territor”, tha Kryeministri. Besoj se bëhet fjalë për muajin dhe jo planetin.
Pra, i bie që duke filluar nga marsi 2022 Policët në Republikën e Shqipërisë do punojnë nga shtëpia – stay home, stay safe – dhe vetëm kur t’i lajmërojë sateliti do dalin në rrugë.
Po sipas Kryeministrit: Satelitët do “garantojnë kontrollin e territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë, ndërtimet, monitorimi për informacionet që duhen në luftën kundër trafiqeve, për të mbjellat e bujqësisë dhe për të luftuar krimin e organizuar”.
Pra, deri tani, pa këta dy satelitët kjo Qeveri nuk ka bërë detyrën, sepse nuk na e ka siguruar: kontrollin e territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë, ndërtimet, monitorimi për informacionet që duhen në luftën kundër trafiqeve, për të mbjellat e bujqësisë dhe për të luftuar krimin e organizuar!
Shqipëria sot i ka mbi 28 mijë individë – policë rendi, rrugorë, bashkiakë, inspektorë të llojeve të ndryshme ndërtimorë, mjedisorë, bujqësorë; pra densiteti i mbulimit të territorit nga syri, hapat, dora e qeverisë është mjaft i lartë. Kemi më shumë se njl autoritet që të garantojë zbatimin e ligjit për kilometër katror.
Këtu as nuk po numëroj denoncuesit, spiunët e korrupsionit, të kundërvajtjes në administratë dhe jashtë saj, me dhe pa pagesë.
Pra, ne shqiptarët e ngratë mbajmë me rrogë më shumë se një polic/inspektor për kilometër katror. A është e mundur të mos dihet se çfarë ndodh në territor me këtë mbulim? Mendoj se jo. Mendoj se dihet saktësisht, por shihet nga ana tjetër, ose shihet me syrin e ortakut.
E megjithatë, na duhen satelitët, kupton apo jo? Mos ndoshta, kryeministri dhe kryetarët e bashkive do pushojnë nga puna policët e tyre? Nuk besoj.
Se për çfarë na duhen satelitët me të vërtetë do ta marrim vesh më vonë. Jam i sigurt që kjo para publike nuk po shpenzohet për t’i treguar botës ndonjë gjë si atëherë me traktorin që u fik pas dhjetë metrash, dhe as thjesht dhe vetëm për të mbajtur lart nivelin e dopaminës të ndokujt.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë