LAJMI I FUNDIT:

Nga tetë qendrat e premtuara për shërbime për qytetarët, është hapur vetëm një në Shkup

Nga tetë qendrat e premtuara për shërbime për qytetarët, është hapur vetëm një në Shkup
Ilustrim

Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të muajit dhjetor në vitin 2016, LSDM premtoi se në vitin e parë të mandatit, do të thotë deri më 1 qershor 2018 (Qeveria e LSDM-së u zgjodh më 31 maj të vitit 2017), do hapen tetë qendra për shërbime në të cilat qytetarët do të mund në një vend t’i marrin shërbimet nga pushteti qendror dhe lokal.

Ky premtim i socialdemokratëve, i cili është dhënë në programin “Plani për jetë në Maqedoni, fq. 256” nga “vistinomer.mk” është vlerësuar si i pa përmbushur, pasi në 12 muajt e parë të mandatit të Qeverisë nuk është hapur asnjë qendër e tillë. Deri tani është hapur vetëm një Qendër për shërbime në Shkup, edhe atë thuajse para fundit të vitit të dytë të mandatit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Qeveria e filloi projektin “Një pikë për shërbime” në dhjetor të vitit 2017 me nënshkrimin e memorandumit për kuptim mes Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe UNDP-së. Por, deri 1 qershor 2018 nuk kanë arritur të hapin tetë qendrat për shërbime – nga një në rajonet planore. E para dhe e vetmja deri tani është hapur në shkurt të këtij viti.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, në hapjen e qendrës tha se kjo është faza e parë e projektit “Një pikë e shërbimeve”, i cili më tej duhet të çojë në “Qendra për shërbime publike”, gjegjësisht një pikë për shërbime në disa qytete në shtet.

Në fund të janarit (31.01.2019) edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu, në konferencë për shtyp tha se qëllimi përfundimtar është të themelohen qendra të unifikuara për shërbime në gjitha 80 komunat.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori