LAJMI I FUNDIT:

Nga stadiumet deri te qendrat e ekspozitës, këto janë vendet që u shndërruan në spitale për të luftuar coronavirusin

Nga stadiumet deri te qendrat e ekspozitës, këto janë vendet që u shndërruan në spitale për të luftuar coronavirusin

Coronavirusi ka infektuar globalisht më shumë se 730 mijë njerëz, ndërsa 34 mijë të tjerë raportohen të kenë ndërruar jetë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për të përballuar presionin që kërcënon sistemet shëndetësore, vendet në të gjithë botën kanë ndërtuar spitale në terren, që mund të trajtojnë mijëra pacientë.


Me këtë rast forcat e armatosura si dhe punëtorët e linjës ajrore janë mobilizuar për t’i përgatitur këto ndërtime, në mbështetje të mjekëve dhe pacientëve.

Bëhet e ditur se vendet për konferenca, stadiumet dhe hapësirat e panairit janë disa nga objektet e përdorura, për të trajtuar pacientët.

Në londër, vendi i konferencës ExCel, është kthyer në një spital, me shtretër për 500 pacientë, duke u rritur së fundmi numri në 4,000.

Qyteti i New Yorkut është epiqendra e shpërthimit të coronavirusit në SHBA, pasi vendi tani udhëheq botën në numrin e rasteve të konfirmuara.

Një spital fushor në Central Park, si dhe një morg i përkohshëm jashtë një spitali të madh, janë në ndërtim e sipër.

Bëhet e ditur se mjekët në Itali i kanë përshkruar kushtet e ngjashme me luftën, në spitalet e tyre, ndërsa përpiqen të trajtojnë pacientët.

Në Crema, të Lombardisë, ushtria ka ngritur tenda, ndërsa 52 mjekë kanë ardhur nga Kuba që t’i ndihmojnë atyre.

Medics will treat Covid-19 patients in Central Park, New York City
Mjekët do të trajtojnë pacientët me Covid-19 në një spital me 68 shtretër në Central Park, New York City.

NHS Nightingale is being built to try to ease demands on the UK health service
“NHS Nightingale” është duke u ndërtuar për të lehtësuar kërkesat e shërbimit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar.

A field hospital in Crema, Lombardy where health workers are struggling to cope with the outbreak
Një spital fushor në Crema, Lombardi, ku punonjësit e shëndetit po luftojnë për të përballuar shpërthimin.

Irani është po ashtu një ndër shtetet që ka luftuar të përmbajë shpërthimin e tij, me më shumë se 2,640 vdekje nga virusi.

Vendi ka ngritur një spital në kryeqytetin Teheran, i cili mund të strehojë 2,000 pacientë.

A Tehran exhibition centre will treat thousands of Iranian patients
Një qendër ekspozite në Teheran do të trajtojë mijëra pacientë iranianë.

Brazili ka raportuar deri më tani 4,250 raste, ndërsa 136 persona kanë vdekur. Klubet futbollistike kanë ofruar stadiumet e  vjetra të Kampionatit Botëror, për t’u përdorur nga sistemi shëndetësor.

Stadiumi i futbollit dhe salla e koncerteve “Pacaembu Stadium” në Sao Paulo është kthyer në një spital të përkohshëm me hapësirë ​​për 200 shtretër.

Paul McCartney dhe Rolling Stones janë ndër artistët që kanë përformuar në stadiumin Pacaembu të Sao Paulo.

The Rolling Stones are among artists who have performed at Sao Paulo's Pacaembu Stadium
The Rolling Stones janë ndër artistët që kanë interpretuar në stadiumin Pacaembu të Sao Paulo

Ndërtimi i një spitali terren në Rafah, në “Rripin Gaza” filloi në mes të marsit.

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se varfëria dhe një sistem shëndetësor i degjeneruar në territoret palestineze mund të zhvillojë një shpërthim të coronavirusit katastrofik.

Palestinian coronavirus patients will be treated at this field hospital Rafah, Gaza Strip
Pacientët palestinezë me coronavirusit do të trajtohen në këtë spital fushor Rafah, Rripi i Gazës

Spanja ka raportuar një numër të madh të vdekjeve, në secilën ditë të kësaj jave, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7,340.

Madridi është veçanërisht i goditur, ndërsa disa pacientë janë duke u trajtuar nga mjekët në një qendër ekspozite.

A hospital in the Ifema exhibition centre in Madrid began receiving patients last week
Një spital në qendrën e ekspozitës Ifema në Madrid filloi të pranojë pacientë javën e kaluar.

Në Florida, një shesh i panairit në një qark të SHBA-së do të jetë “mikpritës” i 250 shtretërve spitalorë dhe një vendqëndrim tjetër është në ndërtim e sipër në aeroportin Fort Lauderdale.

Panairi Miami-Dade u anulua në mars kur u ndaluan mbledhjet masive në SHBA.

Florida is preparing for a surge in coronavirus cases
Florida është duke u përgatitur për një rritje të rasteve të coronavirusit.

Anija e spitalit të marinës amerikane Comfort, pritet të zbarkojë në New York City të hënën për të ndihmuar me shpërthimin atje.

Anija, e cila mund të strehojë rreth 1,000 shtretër, u largua nga baza detare e Norfolk-ut, Virxhinia të shtunën.

President Donald Trump spoke at the departure of USNS Comfort from Virginia
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti një fjalim në ceremoninë e largimit të “USNS Comfort” nga Virxhinia. /Telegrafi/