LAJMI I FUNDIT:

Nga shtatori, filloristët e Luginës së Preshevës do të përdorin tekstet mësimore të Shqipërisë

Nga shtatori, filloristët e Luginës së Preshevës do të përdorin tekstet mësimore të Shqipërisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka bërë të ditur se nga shtatori filloristët e Luginës do të përdorin të njëjtat tekste mësimore si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë.

Kështu ka bërë të ditur Mustafa përmes një postimi në Facebook.


“Bashkë e bëmë të mundur, të pamundurën. Arsimi në Luginë të trajtohet si çështje e madhe vlerash të përqendruar tek cilësia. Sot është publikuar katalogu i teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik.

Numri është rritur në 35 komplete të teksteve mësimore nga Shqipëria prej 61 teksteve të listuar. + 8 komplete të teksteve ‘gjuha serbe si gjuhë jo anëtare’ me zotimin se edhe tekstet mësimore për klasën e katërt dhe të tetë aprovohen me implementimin e reformës për këto klasë. Përveç, teksteve për lëndën e Historisë dhe Gjeografisë përmbyllet cikli i sigurimit të teksteve mësimore për shkollat fillore”, ka shkruar ai.

Mustafa ka thënë se ende ka punë e angazhim, dhe se tani do të fokusohen të tekstet mësimore për shkollat e mesme.

“Megjithatë, radhën tashmë të fokusimit e kanë tekstet mësimore për shkollat e mesme. Faleminderit me mirënjohje të thellë Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë të Shqipërisë, në veçanti ministres Besa Shahini. Faleminderit për mirëkuptim nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë. Faleminderit shtëpisë botuese ‘Albas’ në Preshevë’./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori