LAJMI I FUNDIT:

Nga shoqëria civile thonë se uniteti në dialog është jetik për Kosovën

Nga shoqëria civile thonë se uniteti në dialog është jetik për Kosovën

Mos uniteti u vërejt edhe në veprimet e liderëve gjatë ditës së sotme. Por, ata nuk janë unik në atë që po shihet si historike, fazën përfundimtare të dialogut. Shoqëria civile, po kërkon që kjo të ndryshoj, pasi që sipas tyre, tashmë dialogu ka filluar, vetëm ka një bazë tjetër.

Njohësit e çështjeve politike në vend thonë se dialogu është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, por ende po vazhdon të ketë mungesë të unitetit politik në vend.


Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se Presidenca dhe Qeveria e Kosovës nuk janë të mirë koordinuara mes vete për dialog.

“Nuk ka unitet institucional, dhe raportet mes krerëve institucional dhe spektrit politikë po shkojnë duke u përkeqësuar në vend se ato të përmirësoheshin, duke pasur parasysh situatën kritike në të cilën gjendet shteti i Kosovës, pra  para një procesi që po quhet final”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Violeta Haxholli.

Arber Fetahu, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike është i mendimit se qeveria duhet të krijojë unitet mes institucioneve si dhe të përfshijë opozitën në dialog, përcjell Telegrafi.

“Momentalisht kemi një trysni nga Qeveria të kemi një koordinim në këtë rast me presidentin, karshi temës së dialogut. Por, qeveria mendoj se duhet të jetë më pro aktive në përfshirjen e opozitës në vendimmarrje në dialog”, deklaroi Arber Fetahu.

E unitet të plotë rreth taksës, nuk ka as brenda koalicionit qeverisës, ndërkaq edhe opozita ndan mendime ndryshe për këtë masë, që faktori ndërkombëtar po kërkon të largohet. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori