LAJMI I FUNDIT:

Nga shoqëria civile thonë se emërimi por edhe shkarkimi i konsujve ishin pa bazë ligjore

Nga shoqëria civile thonë se emërimi por edhe shkarkimi i konsujve ishin pa bazë ligjore

Edhe emërimi edhe dekreti i shkarkimit për katër konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë është bërë pa bazë ligjore. Kështu vlerëson Instituti i Kosovës për Drejtësi, megjithëse dekretin e shkarkimit nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, e vlerësojnë të drejtë. Kurse njohësit e politikës së jashtme dhe diplomacisë thonë se duhet të bëhet një rivlerësim i tërësishëm i të emëruarve në misione diplomatike.

Ditë më parë ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm. Dekret të cilin pak ditë pa dhënë dorëheqje, e kishte nënshkruar ish-presidenti, Hashim Thaçi.


Të dy këto veprime sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, nuk kanë bazë ligjore.

“Procesi i emërimeve të fundit në diplomaci është bërë me shkelje të ligjit…Juridikisht nuk parashihet një bazë ligjore me të cilat presidenti i tërheq apo anulon dekretet e veta përkundër asaj që unë e vlerësoj se vendimi i zonjës Osmani ka qenë i drejtë pasi adreson kërkesat e qytetarëve për ta luftuar një kundërligjshmëri”, deklaroi Yll Zeka për RTV Dukagjinin.

E nga Grupi për Studime, Juridike dhe Politike janë duke bërë hulumtim mbi kompetencat e ushtrueses së postit të presidentit, por që dekretin e Osmanit, edhe ky grup e vlerësojnë të drejtë.

“Një vendim të tillë e konsiderojmë të mirë për faktin se praktikat e këqija të atyre që udhëheqin me politikën e jashtme janë shndërruar në normë siç janë emërimet politike apo me lidhje familjare në misione diplomatike. Politika tani duhet të bëjë një vlerësim të tërësishëm dhe mbi të gjitha një spastrim të misioneve diplomatike”, deklaroi Njomza Arifi.

Sipas ligjit për shërbimin diplomatik dhe në bazë të Konventës së Vjenës për shërbime diplomatike në shtetet ku ka ambasada nuk ka nevoje për Konsullatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori