LAJMI I FUNDIT:

Nga sheshi hiqen me forcë, grevistët e fabrikës së tubave (Video)

Nga sheshi hiqen me forcë, grevistët e fabrikës së tubave (Video)

Derisa brenda pritej që Hashim Thaçi të betohej si president, jashtë institucioneve vazhdonin përgatitjet për inaugurimin e tij, raporton KTV.

Në ditën e 684-të të grevës, ish-punëtorët e fabrikës së tubave nuk arritën t’i rezistojnë policisë.


Ata, me forcë, i larguan jashtë rrethojave të hekurit, ku do të mbahet festa e presidentit Hashim Thaçi. Ata kanë paditur një ditë më parë të gjithë zyrtarët, të cilët kanë pasur përgjegjësi për këtë çështje.

Janë të vendosur të vazhdojnë grevën, pa marrë parasysh se çka ndodh përreth. Thonë se në kurriz të tyre zyrtarët përfituan për vete. Por, nuk ishin këto të vetmet telashe që ndodhën, derisa presidenti i ri bënte betimin në sallën e kuvendit.

Xhamat e kuvendit nga hyrja zyrtare u thyen, për çka Policia e Kosovës solli përforcime rreth objektit, përcjell Koha.net. Për këtë u arrestuan dy persona, të cilët janë aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, e cila përmes një postimi në rrjetin social, ka reaguar duke kërkuar lirimin e tyre.

https://vimeo.com/161954395