LAJMI I FUNDIT:

Nga seanca e grushteve, ndikimi i Dejona Mihalit në LVV e deri te qeverisja Kurti – si i sheh të gjitha këto deputetja e PDK-së?

Nga seanca e grushteve, ndikimi i Dejona Mihalit në LVV e deri te qeverisja Kurti – si i sheh të gjitha këto deputetja e PDK-së?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu në një intervistë për Telegrafin ka folur për ngjarjet në seancën e 13 korrikut ku pati përleshje fizike, situatën aktuale politike, ndikimin e Dejona Mihalit tek deputetët e LVV e qeverisjen Kurti.

Musliu në intervistën për “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se në histori të Kuvendit nuk mbahet mend kur qeveria grushton deputetët.


“Është e vërtetë që nuk mbahet mend në historinë e Kuvendit të Kosovës por mund të them ndoshta edhe në parlamentet demokratike, kur qeveria grushton deputetët. Në seancën e 13 korrikut e kemi një precedent të rrezikshëm ku zëvendëskryeministri Besnik Bislimi grushton deputetët në mënyrën më makabre të mundshme”, ka thënë Musliu.

Ajo më tej shton se mllefi që shihet në fytyrën e Bislimit gjatë goditjes që i bënë me shishe deputetit Mergim Lushtaku, “tregon saktë dhe qartë se deri në çfarë niveli ka arritur arroganca dhe dhuna e Qeverisë”.

Musliu thekson se dhunë ka pasur edhe më herët në parlament, ku përmend rastin e përleshjes mes Rexhep Selimit dhe Bekim Haxhiut vite më parë. Deputetja përmend edhe rastin e hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kohës kur ishin në opozitë.

Deputetja Musliu ka hedhur poshtë pretendimet se e gjithë ajo që ndodhi në seancën e 13 korrikut kishte qenë një organizim paraprak nga deputetët e PDK-së.

Nga akuzat dhe fyerjet deri te rrahja - gjithçka që ndodhi në Kuvend
Lexo po ashtu Nga akuzat dhe fyerjet deri te rrahja - gjithçka që ndodhi në Kuvend

“Në fillim të seancës kemi vendosur një pankartë që shkruante “Zdravo”, njërën në foltore e tjetrën para ulëses së kryeministrit dhe gjithçka ka qenë heshtje. Në momentin kur unë e kam vendosur fotografinë e Albin Kurtit, e cila e përshkruan më së miri Kurtin dhe gënjeshtrat e tij atëherë për të tregu besnikëri ndaj liderit, qohet zëvendëskryeministri që e luan rolin e truprojës dhe e shqyen fotografinë.

Unë isha nis drejt foltores me vendos fotografinë tjetër sepse kisha rezervë, dhe kur e kam parë Mërgimin tek foltorja duke i spërkat me ujë, për mua ka qenë e papritur dhe kjo tregon se ka qenë e pa organizuar. Nuk më dhanë afat me vendos fotografinë tjetër, sepse sulmi kriminal i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi atëherë e ka nxit edhe reagimin e deputetëve të partisë tonë”, tha Musliu.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu gjatë një interviste në emisionin “Përballje”

Madje sipas saj, deputeti Mërgim Lushtaku në tërë atë kaos që ishte shkaktuar e kishte mbrojtur ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

“I pari që e nxiti krejt këtë situatë ishte Besnik Bislimi, pastaj kur kthehet Mërgim Lushtaku me ju përgjigj Bislimit në reagimin e tij, hidhet Hekurani dhe Albulena Haxhiu. Më vjen shumë mirë nga gjesti i Mërgim Lushtakut në gjithë atë tension që e ka pas në mënyrën sesi e mbron Albulenën nga turma e Vetëvendosjes”, tha Musliu.

Deputetja e PDK-së ka folur edhe për ndikimin e Dejona Mihalit te deputetët e LVV.

Musliu mes tjerash ka thënë se Dejona Mihali është instrument përmes së cilës kryeministri Albin Kurti “e shtrin diktaturën në institucionet e Kosovës”.

“Dejona Mihali është një e punësuar nga Albin Kurti. Nuk e di nga kush e si paguhet, por qeverisë me shtetin e Kosovës. Ia ka jep Albin Kurti këtë kompetencë. Është ajo e cila komplet deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i ka në kontroll”.

“Deputeti i LVV-së e merr nga Dejona Mihali komandën se çka duhet me votu e çka jo. Nuk do të thotë se ky është qëndrimi i Dejona Mihalit, ky është qëndrim i Albin Kurtit. Ai e ka instaluar atë si instrument”, ka deklaruar deputetja opozitare.

Tutje, ajo ka thënë se tendenca e militantëve të LVV-së për ta shkëputur Dejona Mihalin nga Albin Kurti është e rrezikshme.

“Në momentin kur deputeti që i ka marrë 70 mijë vota nga qytetarët nuk guxon me pas qëndrim për asnjë çështje, por e pret mesazhin nga Dejona Mihali është më shumë se fuqi”, është shprehur Musliu.

Sa i përket mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në shtator, ajo ka thënë se një gjë të tillë po e kërkojnë edhe qytetarët jo vetëm opozita.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu po ashtu ka folur për Qeverisjen Kurti.

Sipas saj, Qeveria Kurti njihet si qeveri e skandalit, korrupsionit dhe mashtrimit.

“Kur thash skandal, është qeveria e cila për tri vite kalon nga skandali në skandal. Një qeveri e cila ka ardhur me dhunë në pushtet tenton me dhunë ta mbajë pushtetin duke iu referuar asaj që biseduam më herët, sepse ministrat e Kurtit që janë skandal në vete në çdo seancë kanë provokuar deputetët dhe janë munduar që t’ia ndalin fjalën. Kemi rastin kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i thotë deputetit ty duhet me t’a ndal fjalën me ligj”, tha Musliu.

Deputetja më tej si skandal tjetër përmend aferën e Martin Berishaj, Nagip Krasniqit, vajit, e autostradës për Gjilan.

Deputetja theksoi se “Albin Kurti është duke e humbur edhe trenin për tu treguar institucionalist, për ta dëshmuar veten”.

Sipas Musliut zyrtarët e Vetëvendosjes në institucione kanë punësuar militantë për të shantazhuar e kërcënuar punëtorët e administratës.

“Këta i kanë punës militantët nëpër kabinete që detyrë parësore nga ora 08:00 deri në orën 16:00 e kanë me i kërcënu punëtoret e administratës, e me i shantazhu.  Albin Kurti i ka mashtruar qytetarët e Kosovës në çdo fjalë”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri

Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri

Lajme
Kalo në kategori