Nga Samsung thonë se deri në vitin 2025 telefonat e palosshëm do të jenë “standardi i ri” i telefonave të mençur
Telefonat e mençur të palosshëm më në fund kanë tërhequr vëmendje me Galaxy Z Fold 3, por më shumë vëmendje ka tërhequr Galaxy Z Flip 3. Tani, teksa raundi tjetër i këtyre telefonave del në treg, Samsung beson se brenda disa viteve të ardhshme, telefonat e paalosshëm do të bëhen telefonat e mençur premium më të njohur të markës.
9to5Google raporton se kreu i Samsung, Roh Tae-moon gjatë një konference në New York gjatë kësaj jave tha se kompania beson se brenda disa viteve të ardhshme, telefonat e palosshëm do të përbëjnë mbi “50 për qind” të telefona premium të shitur nga Samsung. Më konkretisht, Samsung beson se ky ndryshim do të ndodhë deri në vitin 2025.
“Deri në vitin 2025, telefonat e palosshëm do të përbëjnë mbi 50 për qind të dërgesave të telefonave të mençur premium të Samsung. Telefonat e palosshëm do të bëhen standardi i ri i telefonave të mençur”, deklaroi Roh Tae-moon, transmeton Telegrafi.
Samsung, natyrisht, se aktualisht është lider në tregun e telefonave e mençur të palosshëm. Ky raport citon të dhënat nga Omdia ku thuhet se Samsung ka shitur rreth 7.1 milionë njësi të kombinuara të Galaxy Fold 3 dhe Z Flip 3, në tregun që në total përbëhet nga rreth 9 milion njësi në total, dhe përpara lansimit të Fold 4, Samsung pretendon se 10 milionë telefona të palosshëm janë shitur në mbarë botën nga të gjithë prodhuesit.
Megjithatë, 7.1 milionë njësi të shitura janë larg të qenit si linja më e popullarizuar e Samsung për nga vëllimi. Kompania ka bërë dërgimin e rreth 271.5 milionë pajisje në vitin 2021, shumica e tyre e përbërë nga pajisje të përballueshme dhe të rangut të mesëm.
Por në anën e sektorit premium, Samsung aktualisht është më afër se sa shumë prej jush mund ta mendoni. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube
Relaksohuni me "ringjalljen" e konzollës Super Nintendo
Telefoni juaj mund të vlejë më shumë se sa mendoni - kontrolloni nëse është në këtë listë
Twitter rikthehet në internet pas ndërprerjes që goditi mijëra persona
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre