LAJMI I FUNDIT:

Nga reshjet e shiut në Tetovë, fshati Xhermë dhe zona e Çarshisë së Epërme me më tepër dëme

Nga reshjet e shiut në Tetovë, fshati Xhermë dhe zona e Çarshisë së Epërme me më tepër dëme

Në Tetovë dhe disa fshatra përreth, pas reshjeve të dendura që kapluan vendin mbrëme, janë vërshuar një numër i madh i oborreve dhe bodrumeve të shtëpive, si dhe janë dëmtuar edhe automjetet.

Qytetarët gjatë ditës kanë vazhduar largimin e ujit nga objektet.


Më të prekur, sipas Komunës së Tetovës, janë banorët e fshatit Xhermë, si dhe në vendbanimin Çarshija e Epërme, ku dhjetë qytetarë është dashur të kalojnë natën në objektin e zjarrfikësve, pas së cilës janë kthyer në shtëpi mëngjesin e sotëm.

Rrugët përreth kazermës në Tetovë shpesh janë të përmbytura, e kështu ka qenë edhe mbrëmë.

“Sa herë që bie shi përsëritet e njejta situatë, duhet zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Unë kam një punishte auto-elektrike dhe dyqani im vazhdon të mbushet me ujë. Më duhet vazhdimisht t’i hedh gjërat”, thotë Dushko Ilievski.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se disa pika kritike, siç është kazerma, janë vërshuar sërish.

Kështu ishte gjendja edhe në Falisht.

“Nuk ka sistem adekuat të kanalizimit, kjo është arsyeja. Sot në mbledhjen e Shtabit të Krizave vendosëm të monitorojmë situatën dhe të ndërhyjmë në mënyrë parandaluese në pikat kritike, nëse pasdite do të ketë sërish reshje shiu, për të mos përsëritur përmbytjet. Kërkojmë nga Qeveria të ndihmojë në riparimin e dëmeve. Paraprakisht, Qeveria nuk na ka ardhur në ndihmë dhe shpresojmë se tani do t’i ndihmojë qytetarët që pësuan dëme nga përmbytjet. Të gjitha resurset komunale janë shpenzuar, kemi nevojë seriozisht për ndihmën e Qeverisë”, tha Kasami.

Për një zgjidhje afatgjatë, Kasami tha se disa aktivitete tashmë janë duke u bërë, e disa kanë nevojë për ndihmë.

“Po përgatisim kanalizimin atmosferik në kazermë, po planifikojmë operacione serioze në nënstacione që të mos ketë përmbytje. Në Shipkovicë me një projekt të UNDP-së duam ta rregullojmë shtratin e lumit. Asgjë nuk është investuar prej vitesh dhe prandaj duhet të investohet më shumë dhe të ndërhyhet tani”, tha Kasami.

Ndërsa për faktin se qytetarët nuk kanë marrë ndihmë gjatë përmbytjeve të majit, Kasami bëri të ditur se do ta diskutojë në seancën e parë të Këshillit të ri.

Mblidhet Shtabi i Krizës në Tetovë, Kasami kërkon ndihmën e Qeverisë
Lexo po ashtu Mblidhet Shtabi i Krizës në Tetovë, Kasami kërkon ndihmën e Qeverisë

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori