Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Bizneset në Kosovë vazhdimisht ballafaqohen me sfida të ndryshme në të bërit biznes. Nga mungesa e kapaciteteve për rritje e zhvillim, e deri tek mungesa e menaxhimit efikas të proceseve ditore, bizneset vendore përballen me një sërë problemesh. Madje, këto procese ditore nga jashtë mund të duken të lehta e të shpejta, por brenda një kompanie, e sidomos në një kompani të madhe, ato marrin mund dhe kohë, duke larguar produktivitetin nga gjërat tjera më të rëndësishme.

Digjitalizimin e pushimeve të punëtorëve Digjitalizimin e dosjeve të punëtorëve Menaxhimin e Kalendarit të Festave Zyrtare Menaxhimin e Hyrjeve/Daljeve të punëtorëve Menaxhimin e aseteve/invetarit të kompanisë Thjeshtësimin e rekrutimit të kandidatëve të rinj Kalkulimin e pagave dhe benefiteve, etj
Si funksionon AveHR?AveHR është platformë online e cila po ashtu është e qasshme me lehtësi përmes aplikacionit mobil (App Store & Google Play Store), në të cilën kompanitë regjistrohen, i caktojnë politikat e brendshme dhe i shtojnë të dhënat e punëtorëve. Të gjitha modulet dhe veçoritë e brendshme janë të modifikueshme sipas nevojës së secilit biznes, madje edhe mënyra se si aprovohet një vendim e deri tek lëshimi automatik i vendimit të pushimit përmes emailit.
Duke marrë parasysh nevojat e bizneseve vendore për digjitalizim, AveHR deri me datën 1 maj është me çmim PROMOCIONAl prej vetëm 1 EURO për punëtor në muaj. Të gjitha bizneset që duan të përfitojnë nga kjo ofertë dhe t’i thjeshtësojnë proceset administrative, mund të caktojnë takim këtu:https://calendly.com/besfortberisha/avehr-demo-presentationPër çdo informacion, pyetje apo paqartësi, mund të na kontaktoni përmes:E-mail: info@avehr.com Nr. Tel: +383 48 500 331 Adresa: Prishtinë, Rruga Ukshin Hoti, Nr. 33


































