LAJMI I FUNDIT:

Nga presidenti “fukara” i Kinës, te milionat e Obamës – këto janë pagat e liderëve botërorë

Nga presidenti “fukara” i Kinës, te milionat e Obamës – këto janë pagat e liderëve botërorë

Ata paguhen shumë, sikurse mbajnë edhe përgjegjësi që i tejkalojnë kufijtë e vendeve të tyre.

Bëhet fjalë për liderët botërorë ku rrogën vjetore më të madhe e merr (së paku gjatë mandatit të Donald Trumpit) kryeministri kanadez, plot 260 mijë dollarë në vit.


Në Europë kryeson kancelaria gjermane, Angela Merkel me 234 mijë dollarë, ndërsa presidenti kinez paguhet në vit vetëm 22 mijë dollarë.

1 – Donald Trump, vetëm 1 dollar

Presidenti i zgjedhur amerikan pritet të marrë detyrën mesditën e 20 janarit. Në një deklaratë të tij pasi u zgjodh ai deklaroi se do të marrë vetëm shumën simbolike vjetore prej vetëm 1 dollari. Për një biznesmen si Trump nuk duhet të jetë sakrificë e madhe nëse heq vërtetë dorë nga paga si president i SHBA-ve…

2- Barack Obama mori 3.2 milionë

Presidentët amerikanë kanë të drejtë të caktojnë një pagë deri në 400 mijë dollarë në vit. Pikërisht kështu ka vepruar Obama dhe në 8 vitet e tij ai ka përfituar nga paga plot 3.2 milionë dollarë. Pra, mbi 1 mijë dollarë në ditë.

3 – Justin Trudeau, kryeministri i “pasur”

I dyti pas presidentit amerikan renditet Justin Truedau, kryeministri kanadez. Ai është 45 vjeç dhe mjaft sportiv. Trudeau merr 260 mijë dollarë në vit si pagë për funksionet e tij.

4 – Merkel, gruaja më e pushtetshme e botës

E cilësuar si gruaja më e pushtetshme në botë sipas “Forbes”, Angela Merkel është gjithashtu më e paguara në Europë. Bëhet fjalë për 240 mijë dollarë në vit që kancelarja gjermane i përfiton si pagë. Ajo lë pas homologët e saj; presidenti francez merr 194 mijë ndërsa kryeministri britanik paguhet 178 mijë.

5 – Putin përtej krizave

Kriza ekonomike dhe situata në Ukrainë duket se nuk kanë ndikuar në pagën e Vladimir Putinit. Ai merr 7.7 milionë rubla të barabarta me 193 mijë dollarë.

6 – Presidenti kinez shumë larg homologëve

Xi Jinping duket se është më pak i paguari në raport me kolegët e vendeve të fuqishme. Njëkohësisht drejtues i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, presidenti kinez merr vetëm 22 mijë dollarë në vit. Dhe ta mendosh që bëhet fjalë për ekonominë e dytë më të fuqishme në botë! /javanews.al/